Balta toksike, lirohet drejtuesi i kompanisë
13/10/2010 21:55
Administratori i shoqërisë së aluminit, “Mal”, përgjegjëse për katastrofën ekologjike në Hungari, ka fituar lirinë përmes një vendimi gjykate.
Zoltan Bakonyi u arrestua ditën e hënë si pasojë e përhapjes më 4 tetor të një milion metër kub baltë toksike nga impianti “Ajka”.
Vepra penale në ngarkim të tij ishte se kishte shkaktuar një rrezik të rëndë për qytetarët dhe ambjentin. Katastrofa shkaktoi 9 të vdekur dhe 150 të plagosur.
Top Channel