ADN-ja mund të na shpëtojë jetën

13/10/2010 13:00

Shkenca po punon me hapa të shpejtë për të parandaluar sëmundjet, madje njerëzit shumë shpejt do jenë në gjendje të dinë se nga cila sëmundje do të preken në pleqëri.

Francis Collins është një prej shkencëtarëve që ka punuar shumë për të zbardhur misteret e ADN-së, por një ditë ai vendosi që të gërmonte në ADN-në e tij për të zbuluar sëmundjet ndaj të cilave është më i rrezikuar.

Pasi kreu analizat, Collins mësoi se diabeti është një sëmundje që mund ta prekë në të ardhmen dhe kjo ka bërë që ai të marrë masa parandaluese si psh ushtrime fizike dhe një dietë më të rreptë. Shumë shpejt në botë do ngrihen klinika vetëm për këtë qëllim, cka mund t’u japë një dorë të mirë njerëzve të parandalojnë sëmundjet vdekjeprurëse.

Cfarë mund të bëjmë nëse ADN-ja parashikon Alzhaimer ose Parkinson? Asgjë, thjesht duhet të përgatitemi. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për kancerin në prostatë apo në mitër. Nëse ke një prind të sëmurë me zemër, rreziku që fëmija të vuajë rritet me dy herë më shumë dhe nëse kushëriri i parë ka vuajtur nga kanceri, rrezikon edhe ti. Të kesh një informacion të tillë mund të shpëtojë jetën. Kështu, ADN-ja mund të jap një ndihmë thelbësore për parandalimin e sëmundjeve.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA