Paris, sërish alarm fals për bombe

12/10/2010 01:10

Alarmet false për bombë mobilizojnë sërish kryeqytetin francez, Paris. Ketë radhë alarmi është dhënë për vendosjen e një lënde plasëse në selinë e kompanisë që administron spitalet publike vendase në “Hotel Dieu”.

Pas marrjes së telefonatës anonime, pak pas orës 20:00 me orën lokale të ditës së hënë, autoritetet vendase rrethuan zonën dhe kryen evakuimin e banorëve pranë rreth saj.  Pas verifikimit se alarmi ishte fals, rreth orës 22:00, policia hoqi barikadat dhe rihapi zonën duke tërhequr alarmin.

Ky ishte alarmi i katërt fals për bombë në Paris brenda pak javëve. Alarmi i parë u dha në Kullën Eifel, i dyti në metronë e Saint Lazaire dhe i treti në Elize.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA