Bille Eilish nuk e lënë të qetë as me pushime, fotografohet në Los Angeles me veshje sportive dhe pa grim (Foto)
Një zë koral vajzash flet për një histori tragjike. Historia ka ndodhur në Krujë, afro 600 vjet më pare dhe më pas u kthye në legjendë.
Ngjarjet zhvillohen mes maleve, ndërsa ushtritë osmane kishin rrethuar kështjellën dhe prijësi legjendar, Skënderbeu, luftonte për mbrojtjen e qytetit. Rapsodi popullor thotë se, këtu mes grykave të maleve, si në një amfiteatër tragjik natyror, 90 vajza, për të mos rënë në duart e ushtrisë së huaj, fluturuan nga një shkëmb i lartë, drejt humnerës.
Qysh prej atij moti, shkëmbi buzë greminës mori emrin Shkëmbi i Vajës. Qindra vjet pas kësaj historie, vendi është po ai. Male dhe gryka të thella, ku bashkë me historinë e vajzave, flenë edhe legjendat. Shtëpizat e reja, ndanë kështjellës, janë mbi të njejtat themele, mbi të vjetrat. Edhe këngët, gjithashtu. Pllaja e 1000 puthjeve. Këtu mijëra djem, që shkonin në luftë, ndofta, për të mos u kthyer më përqafoheshin me të dashurat dhe me familjarët e tyre, me një dhimbje të madhe.
Poshtë shkëmbit legjendë, ku prehen ëndërrat e vajzave martire, kalon një përrua i gjatë. Që mban edhe ai një emër tragjik, Përroi i Vajës. Për qindra vjet me radhë, në përkujtim të vajzave martire, populli i Krujës vajtoi heroinat e tij, duke mbushur me lot vaji përroin ndën shkëmb.
Sipas banorëve, ky vend nuk do t’i ketë ditët të gjata. Tek përroi poshtë tij, industria do të ndërhyjë duke e shndërruar atë në një liqen për hidrocentral. Duke e shndërruar tashmë në absurd edhe këngët me legjendën për një shkëmb dhe një përrua që s’do të ekzistojnë më për sytë e publikut.
Top Channel