Sytë e botës janë drejtuar mbi minierën e San Hozesë në Kili, ku pritet të fillojë operacioni i shumëpritur i shpëtimit të 33 minatorëve të bllokuar 700 metra nëntokë që prej muajit gusht.
Këta njerëz, thotë CNN, i treguan botës se shpresa nuk humb. Historia 68 ditore pritet të mbyllet me një fund të lumtur në shkretëtirën Atakama ku drama do të fillonte në 5 gusht, kur u regjistrua shembja e disa pjesëve të minierës së San Hozesë.
Dy ditë më vonë, një shembje tjetër dhe atëhere u dha lajmi se 33 minatorë mund të kishin mbetur të bllokuar nëntokë. Disa sonda u zbritën për të kërkuar shenja jete, por për 17 ditë nuk u gjet asgjë. Me pas do të vinte një copë letre ku shkruhej jemi mirë.
Në oren 1 të natës me orën tonë, kapsula “Fenix” do të bëjë testin e fundit. Ndërkohë të paktën 1700 reporterë ndodhen në vendngjarje për të transmetuar eventin live.
Top Channel