Meksikë, bandat ekzekutojnë 8 policë

12/10/2010 00:50

Tetë policë kanë gjetur vdekjen si pasojë e një sulmi me armë ndaj një postblloku në shtetin e Sinaloas në Meksikë.

Sipas autoriteteve dyshohet se sulmi është ndërmarrë nga një komandë e bandave të narkotrafikut e armatosur me kallashnikov, ku veç 8 viktimave edhe 3 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në shtetin Sinaloas ushtron aktivitetin karteli i narkotrafikut me të njëjtin emër, një nga më të rrezikshmit në të gjithë Meksikën dhe që udhëhiqet nga Hoakuin Guzman, i arratisur nga një burg i sigurisë së lartë në janar të vitit 2001.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA