Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka kërkuar që në bisedimet e reja që do të zhvillohen me Serbinë të ketë edhe ndërmjetës amerikanë.

“Për bisedimet me Serbinë institucionet e Kosovës kërkojnë që ndërmjetësues të jenë edhe Shtetet e Bashkuara”, ka deklaruar Krasniqi.

Deklaratën e tij, Krasniqi e bëri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ku sërish nuk dha një datë të saktë për mbajtjen e zgjedhjeve. Ai tha vetëm se data në fjalë do të merret vesh shumë shpejt.

Ndërkohë, pritet vizita e sekretares së Shtetit Hillary Clinton, e cila pritet të paraqesë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për bisedimet dhe zgjedhjet.

Top Channel