Kolumbi, shpallet fajtore skuadra elitë

12/10/2010 11:55

Një gjykatë në Kolumbi ka shpallur fajtorë shtatë anëtarë të skuadrës elitë kundër pengmarrjeve, për vrasjen e një civili dhe deklarimin se ai ishte një guerrilas.

Ushtarët deklaruan se kanë vrarë Eduardo Perez Vega gjatë një luftimi në provincën lindore të Kasanares, në vitin 2007.

Por më pas ata thanë se viktima ishte një anëtar i Forcave të Armatosura Revolucionare Kolumbiane.

Mijëra persona dyshohet të jenë vrarë në aksione të tilla, të cilat filluan të zbardhen gjatë mandatit të ish-presidentit Alvaro Uribe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA