Izraeli: Ngrijmë ndërtimet nëse njihet shteti hebre

12/10/2010 12:30

Pas presioneve ndërkombëtare dhe shqetësimit të Uashingtonit, autoritetet izraelite deklaruan se mund të vendosin për një ngrirje të re të ndërtimeve.

Por kjo vetem me nje kusht, qe palestinezet te njohin shtetin hebre, ekzistencen e te cilit ata e mohojne.

Por analistet mendojne se ky kusht i vendosur nga kryeministri Netanjahu ne vend qe ta qetesoje situaten do e ndezë edhe me shume ate.

Për palestinezët kjo do t’i mohonte refugjatëve kthimin në vendet e tyre.

Tensionet në terren janë shfaqur tashmë dhe deri tani skenë e përleshjeve është bërë një lagje në Jeruzalemin Perëndimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA