I riu vret veten online
12/10/2010 23:50
Një i ri që ka vendosur t’i japë fund jetës së tij online ka vënë nën shok opinionin publik suedez.
I riu 21 vjeçar vari veten përballe një web cam-i që transmetonte drejtpërdrejt pamjet e tmerrshme në një forum social online.
Ngjarja e rëndë ishte paralajmëruar mëngjesin e së hënës nga vetë viktima nëpërmjet një mesazhi në një forum mjaft popullor suedez, ku shprehej se dëshironte t’i jepte fund jetës së tij online.
“Kam marrë pilula për të përballuar panikun gjatë vetëvrasjes online, shkruan 21 vjeçari në mesazhin e parë, për të vazhduar me mesazhin e fundit ku thuhet shkurt: le ta bëjmë. E më pas akti i fundit, vetëvarja.
Top Channel