Holandë, përplasen dy anije në Detin Verior

12/10/2010 11:45

Një anije cisternë greke që po transportonte kerozenë dhe një anije qipriote me konteinerë janë përplasur me njëra-tjetrën në brigjet holandeze.

Ngjarja ka ndodhur në Detin Verior, rreth 30 kilometra larg portit të Sheveningenit, bëjnë të ditur agjencitë holandeze të lajmeve.

Askush nuk ka mbetur i lënduar nga përplasja, edhe pse cisterna e anijes greke është carë dhe një pjesë e karburantit është derdhur në det.

Për të parandaluar rëndimin e situatës, një varkë e posacme për mbledhjen e kerozenës dhe disa varka të tjera shpëtimi janë dërguar drejt vendit të ngjarjes.

Peter Verburg, zëdhënës i rojës bregdetare holandeze, ka deklaruar se rrjedhja e karburantit u ndalua dhe se kerozena e mbetur në anijen cisternë po transferohet me pompë në një anije tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA