Francë, sërish grevë, e treta në një muaj

12/10/2010 08:00

Sindikatat franceze po mbajnë një ditë grevë kombëtare dhe do të organizojnë protesta kundër reformës së pensioneve.

Ministrat e ngritën moshën minimale të daljes në pension nga 60 në 62 vjec dhe Senati francez e miratoi këtë reformë javën e kaluar.

Autoriteti i aviacionit civil thotë se gjysma e fluturimeve nga Franca do të anulohen për shkak të grevës së paralajmëruar.

Ndërkohë që punëtorët e transportit publik dhe të sektorit të energjisë do të votojnë për të vendosur nëse do të nisin ose jo grevën.

Grevat do të organizohen dhe qytetarët do të njoftohen për zgjatjen ose jo të tyre 24 orë para përfundimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA