Francë, publikohet ligji që ndalon mbulimin
12/10/2010 17:40
Pesë ditë nga dhënia e dritës jeshile nga Këshilli Kushtetues, është publikuar në Gazetën Zyrtare, në Francë, ligji që ndalon mbulimin në hapësirat publike.
Teksti ndalon mbulimin e fytyrës në të gjitha vendet publike, përfshirë edhe rrugët dhe parashikon një gjobë prej 150 eurosh për ata që nuk e respektojnë atë.
Ligji, i votuar nga Asambleja Kombëtare më 14 shtator, hyn në fuqi vetëm pas 6 muajsh, më 12 prill 2011.
Top Channel