Edhe Obama goditet…por nga një fans

12/10/2010 03:05

Presidenti amerikan Barak Obama është viktima më e fundit e një objekti të hedhur në drejtim të tij, vetëm se këtë herë autori nuk është një kundërshtar, por një mbështetës, ndoshta pak më i zellshëm seç duhet.

Incidenti ndodhi gjatë një tubimi elektoral në Filadelfia në sytë e gati 20.000 vetëve të mbledhur aty.

Mediat vendase thonë se burri që hodhi librin në drejtim të presidentit u ndalua nga shërbimet sekrete. Por pas marrjes në pyetje, agjentet kanë dalë në përfundimin se ai nuk përbënte asnjë kërcënim për shefin e Shtëpisë së Bardhë.

Burri, nga sa u tha, kishte shkruar diçka në libër dhe lëshimi i tij i është dukur mënyra e vetme për ta bërë presidentin që ta lexonte.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA