Procesi i parakohshëm zgjedhor i ka gjetur të  papërgatitura subjektet më të mëdha politike në Kosovë.

Ndërsa LDK-ja e Fatmir Sejdiut po përballet me një rivalitet të brendshëm zgjedhor, ku ende nuk dihet se cili nga kandidatët do t’i prijë procesit zgjedhor, PDK-së së kryeministrit Thaçi i duhet të mbajë të ashtuquajturin “Kuvend të Punës” për të arsyetuar mos mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme ne parti me afat ligjor.
 
“Ka nevojë vetë partia të organizojë një kuvend dhe ka nevojë për ndryshime”, thotë nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj.

Ndërsa nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri shprehu bindjen për organizimin e kuvendit për zgjedhjen e strukturave që do ta cojnë këtë forcë drejt fitores.
 
Në pozitë akoma më të vështirë ndodhet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kryetari i së cilës ndodhet i paraburgosur në Hagë.
 
“Na ka mbetur që të punojmë për vizionin e Haradinajt që të jetë fitues në Kosovë”, tha nënkryetari i AAK-së, Avni Arifi.
 
Ky proces zgjedhor nuk është as në favorin e  lëvizjes “Vetëvendosje” me gjithë popullaritetin e saj në fillim. Kjo për shkak se Ligji për zgjedhje i ndalon të kandidojnë në zgjedhje personat e dënuar në tri vitet e fundit, e këtu hyn lideri i ‘Vetëvendosjes’, Albin Kurti. Por sipas kësaj lëvizje, këtë herë duhet një mendim i ekspertëve juridik sepse ka mos harmonizim nenesh të ligjit për zgjedhjet me kushtetutës  dhe kodit penal të Kosovës.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA