Sekretarja amerikane e Shetit, Hillary Clinton ka vizituar Beogradin ku është pritur nga presidenti serb Boris Tadiç.

Që të dyja palët kanë shkelur oraret e takimit për të paktën një orë.

Gjatë bisedimeve dypalëshe SHBA dhe Serbia nuk janë pajtuar për Kosovën, por kanë rënë dakord se rezoluta e Serbisë ishtë një hap pozitiv për integrimin e vendit në BE.

“Që nga ndryshimet politike, është bërë një progres i madh në Beograd dhe kjo duhet të përshëndetet”, është shprehur Clinton.

“Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, deklaroi Tadiç, i cili theksoi se megjithatë “do të mbrojë të drejtat e shqiptarëve në këtë vend”.

Top Channel