Gjatë qëndrimit të saj në Beograd, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton pritet t’i bëjë të qartë presidentit Tadic qëndrimin e SHBA kundër opsionit të ndarjes së Kosovës.

Kështu shkruajnë mediat serbe, sipas të cilave pritet që Clinton ndër të tjera të inkurajojë dialogun Serbi-Kosovë, si dy shtete të barabarta dhe për cështje që kanë të bëjnë me integrimin evropian të të dy vendeve.

Sipas burimeve, presidenti Tadic i ka ofruar një drekë sekretares së Shtetit, por kjo e fundit e ka refuzuar atë për shkak të axhendës tejet të ngjeshur.

Aktualisht Clinton ndodhet në Sarajevë, ku do të takohet me anëtarët e presidencës trepalëshe të BeH dhe më vonë gjatë ditës do të shkojë në Beograd.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA