Bolivi, qeveria tërhiqet nga ligji anti-kokainë

12/10/2010 02:00

Qeveria boliviane u tërhoq nga një ligj i miratuar pak kohë më parë i cili reduktonte nga shtatë në dy kilogramë sasinë e kokainës që kultivuesit e saj mund të shisnin çdo muaj.

Në ligj parashikohej gjithashtu edhe kalimi i kontrollit të shitjes së lëndës narkotike nga pushteti lokal në atë qendror.

Tërheqja erdhi pas protestave masive që çuan në bllokimin e rrugës kryesore që lidh kryeqytetin, La Paz me rajonin e Amazonës, rajoni kryesor i prodhimit të kokainës në vend.

Ndërkaq kreu i shoqatës së kultivuesve të kokainës në Bolivi tha se edhe pas tërheqjes së qeverisë protestat do të vazhdojnë për të kundërshtuar një sërë masash të tjera autoriteteve.

Në Bolivi lejohet kultivimi i kokainës dhe qeveria vendase me masën e ndërmarrë synontë më shumë kontroll për të parandaluar përfundimin e drogës vendase në duart e trafikantëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA