“NATO mund të ketë vrarë humanisten skoceze”

12/10/2010 03:25

Vrasja e aktivistes skoceze në Afganistan ka shkaktuar debate të mëdha në Britani. Vetë kryeministri Kameron ka pranuar se ajo mund të mos jetë vrarë nga rrëmbyesit e saj talebanë, por nga vetë forcat amerikane që kishin organizuar operacionin për lirimin e saj.

“Kemi të dhëna që tregojnë se Linda mund të mos jetë vrarë nga rrëmbyesit siç u mendua fillimisht, por nga shpërthimi i një granate të task forcës së përfshirë në operacionin e shpëtimi të saj. Vendimi për të autorizuar një ndërhyrje për shpëtimin e saj u peshua gjatë nga Sekretari i Jashtëm dhe unë i dhashë mbështetjen time të plotë. Dua të theksoj se jeta e Lindës ishte në rrezik të madh dhe operacioni i shpëtimit ishte shansi i vetëm për ta nxjerrë të gjallë prej andej”, deklaroi në një konferencë për shtyp kryeministri britanik, Devid Kamerun.

Rrëmbyesit e aktivistes nuk kishin kërkuar ndonjë shpërblim për lirimin e saj. Lidëret fisnorë i kishin kërkuar NATO-s të mos ndërhynte për të patur më shumë kohë.

Humanistja skoceze u mor peng në fund të muajit shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA