Pas verës së nxehtë, stina e vjeshtës po merr epërsi në klimën
evropiane, duke sjellë diku freski, diku reshje dhe diku tjetër erëra të
ftohta.

Disa e mirëpresin ardhjen e saj pas vapës ekstreme që duket se po lëmë pas, ndërsa të tjerë urrejnë shirat që sjell kjo stinë.

Megjithatë, askush nuk mund të mohojë se edhe vjeshta ka bukuritë e saj, me qiellin që duket më blu, me bimët që ndërrojnë ngjyrat, etj.

Në Kotbus të Gjermanisë, pas një dite tipike reshjesh vjeshte, ka dalë një ylber i mrekullueshëm që nuk u ka shpëtuar objektivave të fotografëve.

Ndërsa Jakobsdorf, një lokalitet rural në të njëjtin shtet, është kthyer në një pamje piktoreske për kombinimin e ngjyrave të stinës, me barin jeshil, qiellin blu dhe disa re të bardha aty-këtu.

Në Fierence të Italisë kanë filluar shirat, por megjithatë ato nuk ia kanë fshehur bukurinë qytetit të rilindjes, me banorët që qarkullojnë masivisht në rrugët e tij, ndonëse të veshur me mushama.

Në malet zvicerane ka nisur lëvizja e të apasionuarve pas ngjitjes, sport i njohur ndryshe si hiking, duke shijuar ajrin e freskët dhe pamjet e mrekullueshme që ofrojnë lartësitë.

Ndërkohë, në Moskë dhe në Pragë, ku vera nuk ka qenë e ngjashme me atë të vendeve të tjera, qytetarët kanë preferuar të shëtisin nëpër parqe, për të shijuar ngjyrat e veçanta të stinës.

Top Channel