Tel Aviv, këpucë kundër Barak Obamas

11/10/2010 13:20

Protesta nga ekstremistët e djathtë në Tel Aviv kundër Presidentit amerikan, Barak Obama, i cili nisi dialogun mes izraelitëve dhe palestinezëve për paqen në Lindjen e Mesme.

Zëdhënësi i grupit “Aktivizmi Sionist”, Uri Baram tha për mediat se protestuesit do shkojnë deri në ambasadën amerikane të “armatosur” me këpucë, të cilat do t’i hedhin në drejtim të ndërtesës.

Radikalët e djathtë janë kundër arritjes së marrëveshjes në një kohë të shkurtër që do të finalizohej me krijimin e shtetit palestinez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA