SHBA, 2 universitete pro festave myslimane

11/10/2010 13:30

Presidenti Obama merr një sinjal miqësie nga universitetet në kulmin e debateve për ngritjen e xhamive në vendin e tragjedisë së 11 shtatorit.

Universitetet e Cambridge dhe Burlington kanë vendosur për herë të parë që të bëjne pushim edhe ditët kur ka festa myslimane, duke ndjekur traditën si në rastet e festave të krishtera dhe herbreje. Cambridge që konsiderohet si “maja e diamantit” të sistemit universitar amerikan, do caktojë pushim ditën e festës së Ramazanit, ndërsa Burlingtoni njeh festën e sakrificës.

Sistemi arsimor amerikan është tërësisht i varur nga drejtuesit lokalë dhe një inisiativë e tillë diskutohej prej 10 vjetësh. Nga ana tjetër, Europa është më shumë konservatore në lidhje me këto vendime, madje Franca ka dhënë një sinjal të qartë për mbylljen ndaj myslimanizmit me vendimin kundër perces.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA