Eklips hënor, Maratona Messier dhe kometa në horizont, ja disa fenomene astronomike që do të keni mundësi të shihni këtë muaj
Punonjësja humanitare Linda Norgrove mund të jetë vrarë aksidentalisht nga forcat speciale amerikane gjatë operacionit të shpëtimit të saj.
Deklarata është bërë nga kryeministri britanik David Cameron, i cili ka premtuar se së shpejti do të publikohen detaje të reja që sugjerojnë se Norgrove u vra nga një granadë e forcave amerikane.
Trupat ndërkombëtare deklaruan të premten se 36 vjecarja nga skocia humbi jetën kur një nga pengmarrësit e saj aktivizoi një jelek me eksploziv.
Por Cameron ka deklaruar se të dhënat i ka marrë gjatë një bisede telefonike me gjeneralin David Petraeus, komandant i trupave të koalicionit ndërkombëtar në Afganistan.
“Gjenerali më tha se forcat amerikane janë të pikëlluara për rezultatin e operacionit dhe se atij i vjen keq që lajmet e publikuara në media nuk kanë qenë korrekte”, ka shtuar Cameron.
Top Channel