Nobeli për Ekonominë, shpallen tre fitues

11/10/2010 13:55

Cmimi Nobel i Ekonomisë 2010 ka shkuar për amerikanët Peter Diamond dhe Dale Mortensen si dhe britanikun me origjinë qipriote, Christopher Pissarides.

Akademia suedeze ka shpjeguar se mirënjohja për këta tre ekonomistë vjen pas analizave të tyre në lidhje me tregjet. Studiuesit kanë krijuar një mënyrë analize për të kuptuar se si politikat ekonomike influencojnë në punësimin e njerëzve.

Diamond jep mësim në Mit të Boston, Mortensen në Northwestern University të Chicago dhe Pissarides në London School of Economics.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA