Modele dhe dele për të promovuar leshin
11/10/2010 00:00
Shtëpia e modes në Londër, “Marks & Spencer” ka ndërmarrë një nismë
shumë të veçantë për të promovuar produktet e leshit në Mbretërinë e
Bashkuar.
Për të lançuar produktet e saj në treg, firma e mirënjohur ka angazhuar disa modele, që të shoqëruara secila me nga një dele kanë parakaluar në rrugët e Londrës.
Modelet, të veshura në mënyrë joshëse, kanë tërhequr vëmendjen e banorëve të Londrës, por më shumë për praninë e deleve sesa për linjat e tyre.
Top Channel