Kili, minatorët nxirren të mërkurën

11/10/2010 23:25

Operacioni i shpëtimit të 33 minatorëve kilianë pritet të nisë të mërkurën, duke i dhënë fund kështu një makthi më shumë se dy mujor.

Ekipet e shpëtimit kanë testuar me sukses kapsulën e posaçme për transportim, ndërsa përfundoi dhe veshja e kanalit me shtresën e çeliktë që do të minimizoje rrezikun e shembjes së gurëve dhe dëmtimit të minatorëve gjatë ngritjes në sipërfaqe. Provat e para rezultuan të kënaqshme e nuk treguan ndonje rrezik për shëmbje.

Plani është të tërhiqen minatorët një e nga një, duke filluar nga ata më të dobëtit fizikisht e të sëmurët, ndërsa më të fortët do të lihen për në fund.

Kapsula e njohur si “Feniksi” është 50 centimetra e gjërë dhe përmban edhe një maskë oksigjeni e një telefon për të komunikuar me punonjësit e shpëtimit në sipërfaqe. Dy ekspertë të minierave dhe dy ndihmës-mjekë do të zbresin në pusin e minierës në fazën finale të operacionit, për të ndihmuar minatorët.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA