Karzai e pranon: Negociata me talebanët

11/10/2010 09:00

Presidenti afgan, Hamid Karzai pranon se mes qeverisë dhe talebanëve kanë nisur prej kohësh negociatat që mund të hapin rrugën e paqes.

Gazeta amerikane “Washington Post” shkroi disa kohë më parë se Kabuli zyrtar dhe drejtuesit e guerrilasve në vend kishin nisur bisedimet, por deri tani asgjë nuk ishte konfirmuar nga Karzai.

“Nuk ka pasur kontakte zyrtare por bisedime jo zyrtare personale prej shumë kohësh. Talebanët e drejtuar nga dhuna për faktorë të ndryshëm janë si fëmijët e humbur dhe ne duam që ata të kthehen në shtëpi, tek familja e tyre”, theksoi Karzai në një intervistë për CNN.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA