Izraeli-BE-së: Zgjidhni problemet tuaja

11/10/2010 17:20

Ministri i Jashtëm i Izraelit u ka thënë homologëve të tij nga Evropa që të zgjidhin më parë problemet e tyre dhe pastaj të flasin për Lindjen e Mesme.

Deklaratat e ministrit Avigdor Lieberman u bënë gjatë një vizite që ministri francez Bernard Kouchner dhe ai spanjoll Miguel Angel Moratinos po zhvillojnë në Tel Aviv.

“Pasi të keni zgjidhur problemet në Kaukaz, atë me Qipron, apo konfliktin mes Serbisë e Kosovës, atëherë ejani dhe unë do ta pranoj këshillën tuaj”, ka deklaruar Lieberman.

Kouchner kishte deklaruar më herët se opsioni i Këshillit të Sigurimit për shpalljen e një shteti palestinez nuk mund të aplikohet nëse negociatat dështojnë.

Ministrat evropianë ndodhen në Lindjen e Mesme për t’u takuar me liderët palestinezë dhe jordanezë, për të diskutuar mbi procesin e paqes.

Autoritetet palestineze kanë deklaruar se do të tërhiqen nga bisedimet nëse Izraeli refuzon të zgjasë moratoriumin që parandalon ndërtimet në Bregun Perëndimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA