Iran, arrestohen dy gazetarë gjermanë

11/10/2010 17:05

Autoritetet iraniane kanë arrestuar dy shtetas të huaj që janë përpjekur të intervistojnë familjarë të Sakineh, gruas së dënuar me goditje me gurë deri në vdekje.

Një zëdhënës i gjyqësorit iranian ka deklaruar se dy personat nuk kishin akreditimin e posacëm mediatik për të intervistuar familjarët e Sakineh Mohamadi Ashtiani.

Ndërkohë, dyshohet se bashkë me gazetarët, të cilët thuhet se janë me kombësi gjermane, janë arrestuar edhe i biri dhe avokati i gruas 43 vjecare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA