Hetime për sulmin në Bengazi

11/10/2010 00:00

Katër javë përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, republikanët në
Shtetet e Bashkuara e përdoren një hetim të ngarkuar politikisht të
Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Kontrollin Qeveritar, per te
akuzuar zyrtaret e Departamentit te Shtetit se nuk kishin garantuar
siguri te mjaftueshme ne Konsullaten Amerikane ne Benghazi te Libise.

Republikanet po perpiqen te ngarkojne administraten Obama me faj per incidentin, ku humbi jeten ambasadori Christofer Stivens. Demokratet nga ana e tyre kembengulin se kundershtaret po përpiqen ta politizojnë tragjedinë.

Departamenti i Shtetit thotë tani se nuk e kishin besuar kurrë që sulmi filloi si protestë kundër një filmi anti-mysliman, por ishte në fakt një sulm i organizuar mirë. Zeri i Amerikes citon nenkolonelin Endriu Ud, komandant i njesise ushtarake prej 16 vetesh te larguar nga Libia para sulmit, t’i kete thene komisionit se  se konsullata asnjehere nuk i kishte pasur forcat e duhura për t’u mbrojtur.

“Sigurimi në Bengazi ka qënë i vështirë për sa kohë unë isha atje. Gjendja ishte e pasigurt dhe njoftimet nga informatoret libianë tregonin se situata po përkeqësohej. Sigurimi diplomatik ishte i dobët. ne muajin prill, atje ishte stacionuar vetem nje agjen”, tha Andreë ëood.

Kryetari republikan i komisionit, Derrëll Isa, insistoi se administrata kishte shpërfillur kërkesat e përsëritura nga anëtarët e personelit në terren për më shumë siguri. Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit i janë përgjegjur pyetjeve të Kongresit duke thënë se hetimet për sulmin vazhdojnë .

Top Channel