Francë, lirohen 5 të dyshuar për terrorizëm

11/10/2010 00:00

Pesë persona të arrestuar në Francë si pjesë e një hetimi për një sulm
terrorist ndaj një dyqani hebrenjsh në Paris janë liruar, kanë njoftuar
prokurorët lokalë.

Të paktën 12 persona u arrestuan në fundjavë dhe policia deklaroi se kishte të bënte me “një rrjet terrorist jashtëzakonisht të rrezikshëm”.

Ndërkohë, 7 personat e tjerë pritet të shfaqen në gjykatë. Materiale për përgatitjen e bombave u gjetën në një garazh në lagjen periferike Torsi të Parisit natën e së martës.

Ky zbulim erdhi pas një sulmi me grantatë ndaj një dyqani ushqimesh në periferinë tjetër Sarasel, më 19 shtator, ku një person mbeti i plagosur.

Një person i dyshuar për organizimin e sulmit, 33-vjeçari Jeremie Louis Sidney, u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij në Strasburg ditën e shtunë, në një shkëmbim zjarri me policinë.

I dënuar me burg më parë për trafik droge, kohët e fundit ai ishte konvertuar në Islam. Videot e sekuestruara në apartamentin e tij e tregojnë 33-vjeçarin duke folur për sulmet e 11 shtatorit 2001 në Nju Jork, si dhe duke theksuar se këto sulme ishin vetëm fillimi.

Prokurorët e përshkruan atë si “një kriminel” dhe thanë se gjurmët e gishtave të tij ishin gjetur në copat e mbetura të granatës së hedhur në dyqanin në lagjen hebreje të Parisit.

Top Channel