Debati i parë, Obama bën autokritikë

11/10/2010 00:00

“U tregova shumë i edukuar”, ka thënë Barak Obama duke bërë kështu
autokritikë për atë që vetë Presidenti amerikane e cilësoi “nje mbremje
te shemtuar”: perballjen televizive me Mitt Romney-n, te fituar nga
kandidati republikan.

Shefi i Shtepise se Bardhe premtoi nje qasje me agresive per dy debatet e ardhshme qe paraprijne votimet e 6 nentorit. Te premten mbrema, do t’i takoje dy zevendesave, demokratit Joe Biden dhe republikanit Paul Ryan te perballen me njeri-tjetrin. Qe prej debatit te 3 tetorit, gara per Shtepine e Bardhe ka fituar nje dinamike te re. Nje sondazh i realizuar nga Reuters/Ipsos e sheh republikanin ne krye te preferencave te amerikaneve me 45%, ndersa Obama eshte nje pike me poshte, me 44%.

Ne shtetet e lekundura, diferenca eshte me pak e dukshme, sic veren RealClearPolitics.com: dy rivalet jane ne barazim ne Florida, ndersa ne Ohio e Virginia, Obama ka nje epersi shume te lehte. “Romney pati nje mbremje te mire, une nje mbremje te keqe”, rrefeu presidenti per  ABC World News. Nuk eshte hera e pare qe me ndodh. Obama kembenguli megjithate se thelbi i gares nuk ka ndryshuar dhe ai vete eshte akoma i bindur se do te fitoje. Per stafin e Romney-t nga ana tjeter kjo nuk ishte nje performance e vetme ne avantazh te republikaneve. Obama thone ata nuk pati nje mbremje te keqe, por kater vjet te shemtuar qe i vuajten te gjithe amerikanet.

Top Channel