Cmimi Nobël, Dalai Lama kritikon Kinën

11/10/2010 17:10

Dalai Lama ka kritikuar kundërshtimin që qeveria e Kinës i bëri dhënies së cmimit Nobël për Paqen disidentit të burgosur Liu Xiaobo.

Lideri shpirtëror tibetian ka deklaruar se, “qeveria kineze nuk i pranon opinionet e ndryshme”.

“Ndërtimi i një shoqërie të lirë ishte e vetmja mënyrë për të shpëtuar popullin e Kinës”, ka deklaruar Lama në një intervistë për mediat japoneze.

Ndërkohë, bashkëshortja e Liu është dënuar me arrest shtëpie pasi disidenti tha se ia dedikon cmimin Nobël martirëve të Sheshit Tienanmen në vitin 1989.

Zoti Liu ka qenë një figurë kyce në këto protesta, si dhe ishte përfshirë në hartimin e Kapitullit 08, një dokument që bënte fjalë për demokraci, pluralizëm dhe respektim të të drejtave të njeriut në Kinë.

Por në vitin 2009 ai u arrestua dhe u dënua me 11 vjet burg nën akuzën e nxitjes për përmbysje të regjimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA