Arrest shtëpie për bashkëshorten e Xiaobos

11/10/2010 09:05

Bashkëshortja e disidentit kinez dhe fituesit të Nobelit për Paqen, Liu Xiaobo, Liu Xia është në arrest shtëpie.

“Miq të mi, jam kthyer në shtëpinë time në Pekin. Në datën 8 nëntor jam vendosur në arrest shtëpie dhe nuk e di kur mund të dal. Celulari im është jashtë përdorimit dhe nuk di kur mund të telefonoj. Takova Xiaobo-n dhe i thashë se kishte fituar cmimin Nobel. Ju lutem, më ndihmoni të gjithë”, shkruan ajo në rrjetin social Twitter.

Ndërkohë, policia kineze ka kryer dhjetra arrestime në lidhje me këtë cështje.

Top Channel