Afganistan, talebanët zaptojnë bazën USA

11/10/2010 21:15

Talebanët afganë kanë deklaruar se kanë marrë nën kontroll të plotë një bazë amerikane në provincën e Kunarit, në kufi me Pakistanin.

Në faqen e tyre të internetit, rebelët sigurojnë se, “trupat pushtuese amerikane kanë braktisur natën e kaluar një bazë të rëndësishme”.

Sipas rebelëve, bëhet fjalë për një zonë strategjike në rajonin e Marauorit, e cila tashmë është nën kontrollin e tyre.

Talebanët shtojnë se kanë sekuestruar edhe një numër të konsiderueshëm tankesh, ndërkohë që komanda e ISAF nuk e ka komentuar ende ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA