Francë, popullsia në testin anti-Aids

07/10/2010 17:10

Të gjithë francezët e grupmoshës 15-70 vjec, shumë shpejt do t’i nënshtrohen testit të virusit HIV/AIDS.

Ky është projekti i ri sanitar që parashikon gjithashtu se njerëzit nuk do të detyrohen për të kryer testin. Shumë shpejt do të nisë një fushatë kombëtare për sensibilizimin e njerëzve dhe në muajin dhjetor teoria do të kthehet në praktikë.

Plani anti-Aids i Ministrisë së Shëndetësisë parashikon edhe krijimin e një komiteti kombëtar për kontrollin. Objektivi është të reduktohen deri në 50 rastet e reja dhe në 5 vjet të ulet me 20 % vdekshmëria.

Top Channel