Britani, e papunë me 5 fëmijë, por jeton si pasanike

07/10/2010 16:40

Plas skandali social në Angli ku shkas bëhet rasti i një gruaje që ka pesë fëmijë nga katër meshkuj të ndryshëm.

Kelly Marshall nuk ka punuar asnjëherë në jetën e saj por kjo nuk e ka penguar të paguajë operacionin plastik për zmadhimin e gjoksit. Cdo vit ajo arkëton 29 mijë stërlina nga ndihma sociale, cka i ka lejuar të heqë disa para mënjanë për të kryer ndërhyrjen e kushtueshme.

Fëmijëve të 32 vjecares nuk u ka munguar asgjë, pasi secili prej tyre ka para krevatit nga një televizor plazëm dhe lojëra të ndryshme, Playstation, Wii dhe Xbox 360. Zonja Marshall ka thënë për “Daily Mail” se pas operacionit po jeton në harmoni me trupin e saj.

“E meritoj sepse jam një mama e mirë. Të gjitha mamatë duhet të jenë në gjendje të paguajnë ndërhyrjet kirurgjikale plastike. Disa mendojnë se përfitoj nga situata por nuk besoj se fëmijët duhet të heqin dorë nga dicka sepse nuk kam punuar asnjëherë”, thekson ajo. Ndërkohë, kancelari George Osborne ka thënë se po punon që të ardhurat sociale të mos i kalojnë 26 mijë stërlinat.

FOTO GALERI
1/5
Riben gjoksin me operacion plastik

Top Channel