Njeriu i Neandertalit kishte ndjenja

06/10/2010 10:35

Edhe njeriu i Neandertalit që jetoi 500 mijë deri 40 mijë vjet më parë, kishte mëshirë.

Paraardhësi i njeriut modern nuk ishte pa zemër dhe kishte bashkëveprim shpirtëror me njerëzit e tjerë. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i York, njerëzit e Neandertalit kujdeseshin për të sëmurët dhe të plagosurit.

Por gjurmët e ndjeshmërisë njerëzore datojnë edhe më herët. Mendohet se Homo erectus ka qënë njeriu i parë me ndjenja për dikë tjetër. Ai ka jetuar rreth 1.8 milionë vjet më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA