Rekord në “Oscars”, filmi horror me Michael B. Jordan arrin numrin më të madh të nominimeve në histori
Burrat që preferojnë bjondet pas disa vitesh mund të udhëtojnë mbi një ishull që do të jetë i ngjashëm me parajsën tokësore.
Projekti do të zbatohet në Maldive dhe jo rastësisht është quajtur “Ishulli i bjondeve”.
Lajmin e kanë bërë të ditur drejtuesit e Olialia, një shoqëri lituaneze që punon prej kohësh edhe në fushën e turizmit.
Këto ditë kompania ka paraqitur një projekt me të vërtetë të veçantë: të ndërtojë një resort të madh luksoz mbi një nga 1200 ishujt e vegjël të arkipelagut të Oqeanit Indian që do të banohet ekskluzivisht nga një komunitet i grave bjonde.
Një prej qëllimeve të iniciativës është vënia në diskutim e thënies së përgjithshme se bjondet janë më pak inteligjente dhe të tregojë se si një ishull i drejtuar nga ato mund të ketë sukses në fushën e turizmit.
Top Channel