Aminoacidet, sekreti për zgjatjen e jetës

06/10/2010 12:00

Receta e përjetësisë? Ndoshta aminoacidet janë “celësi” i përgjigjes pas një eksperimenti të kryer nga Universiteti i Milanos.

Një mishelë aminoacidesh është shtuar në menunë e minjve dhe kjo ka bërë që jetëgjatësia e kafshëve të zgjatet. Studimi i udhëhequr nga Enzo Nisoli është publikuar në revistën “Cell Metabolism”.

Kërkimi është bazuar tek tre aminoacide zinxhir, leucina, isoleucina dhe valina. Sipas të dhënave, minjtë arritën një mesatare jetese prej 869 ditësh nga 774 që e kishin më parë. Kjo do të thotë se jetëgjatësia u rrit me 12 %.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA