Vrimat e zeza nuk janë më të zeza

30/09/2010 10:10

Vrima e zezë nuk është më e zezë. Stephen Hawking kishte të drejtë: drita mund të iki nga monstrat qiellorë shpesh të fshehur në zemër të galaktikave ose të shpërndahet në hapësirën e tyre të pafund.

Astrofizikanti britanik e kishte hedhur si teori më shumë se 30 vjet më parë, në 1974, duke ngritur polemika pro dhe kundër.

Mungonte një provë për të stabilizuar arsyen dhe tani, për herë të parë, kjo teori merret nga një grup kërkuesish të Universitetit të Insubria, në Komo.

Top Channel