Ushqyerja me gji deri në 6 muaj, eviton infeksionet
30/09/2010 10:30
Të ushqesh fëmijën për gjashtë muaj me gji ul rrezikun që fëmija të preket nga infeksione në vitet e parë të jetës.
Përfundimi ka dalë nga një studim grek mbi arkivin e sëmundshmërive të fëmijëve.
Shkencëtarët kanë vëzhguar 926 fëmijë për 12 muaj, duke regjistruar çdo infeksion apo sëmundje të hasur.
Për gjashtë muaj të plotë ishin ushqyer me gji 91 fëmijë që kanë hasur më pak infeksione sesa ata që nuk ishin ushqyer apo ushqyer pjesërisht nga nëna.
Top Channel