Blackberry sfidon Apple me Playbook
28/09/2010 14:20
Blackberry ka njoftuar se do t’i përgjigjet iPad-it të Apple me një aparat të quajtur Playbook.
Kompania publikoi kompjuterin e saj në formë pllake shumë kohë para nga sa ishte parashikuar të bëhej, në San Francisko.
Është një nga mjetet e para në formë pllake që del në treg dhe që mund të përdoret për punë.
Analistët kanë deklaruar se dalja në treg ishte një lëvizje e mencur nga drejtuesit e sektorit “Research In Motion”, smartfonët e të cilit dominojnë sektorin e biznesit.
“Ky është një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë”, ka deklaruar Mike Lazaridis, oficer ekzekutiv i “RIM”.
Top Channel