Zelandë e Re, shpëtojnë 21 nga balenat e bllokuara
24/09/2010 13:45
Kanë shpëtuar 21 nga 75 balenat që prej dy ditësh kanë mbetur të bllokuara në plazhin e ishullit në veri të Zelandës së Re.
Ato janë rikthyer në ujë pasi ishin transportuar me kamion për 50 kilometra pranë një gjiri detar.
Balenat, që peshojnë deri në dy tonelata secila, u hodhën në ujë menjëherë me të mbërritur në vendin e duhur.
Ndërkohë, rreth 200 aktivistë, shumica e të cilëve vullnetarë, po vazhdojnë të punojnë për të shmangur bllokimin e tyre në cekëtirë.
Top Channel