Suedi, errësohet faqja e së djathtës ekstreme
24/09/2010 14:55
Është errësuar web site që kishte publikuar listën e mijëra personave të regjistruar në partinë e së djathtës ekstreme, Demokratët e Suedisë.
Shkak janë bërë adresat e shumta, numrat e telefonit, e mail-et dhe hartat me adresat e banesave të të abonuarve.
“Web-i duhet të jetë i lirë, por nuk mund të jetë si Perëndimi i egër”, ka deklaruar Anders Aleborg, përgjegjës i faqes së internetit.
Faqja në fjalë është aktivizuar më 20 shtator, një ditë pas suksesit të së djathtës ekstreme në zgjedhjet legjislative, që i mundësoi hyrjen historike në Parlament.
Top Channel