SHBA, votuesit e pavarur kundër demokratëve

24/09/2010 10:00

Sondazhet e publikuara në ditët e fundit në SHBA tregojnë se votuesit e pavarur vazhdojnë të mbajnë një qëndrim të ftohtë ndaj demokratëve.

Votuesit e pavarur cuan partinë e presidentit Obama drejt fitores në vitin 2006 dhe 2008, por shumica e tyre tani kanë një qëndrim negativ ndaj politikave të saj.

Një prej sondazheve, i kryer nga Associated Press-GFK tregon se vetëm një e treta e votuesve të pavarur dëshiron që demokratët të kontrollojnë Kongresin.

Një tjetër sondazh i Peë Research Center tregon se republikanët kanë 13 pikë avantazh ndaj demokratëve në radhët e të pavarurve.

Sondazhi në fjalë tregoi gjithashtu se të pavarurit janë grupi më i madh i votuesve, numri i të cilëve është rritur për shkak të pakënaqësive ndaj dy partive të mëdha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA