SHBA, ekzekutohet gruaja 41 vjeçare
24/09/2010 04:40
Një grua 41 vjeçare, e dënuar me vdekje pasi u shpall fajtore për vrasjen e bashkëshortit dhe nipit të saj, u ekzekutua në Virxhinia të SHBA-së.
Teresa Leuis gjeti vdekjen pas injektimit të helmit vdekjeprurës në orën 21:00 me orën lokale.
Leuis është femra e parë që ekzekutohet pas 5 vjetësh në të gjithë SHBA-në dhe e para që nga viti 1912 në Virxhinia. Ajo i kaloi orët e fundit të saj me të afërm e familjarë.
Më parë guvernatori dhe Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara kishin refuzuar anulimin e ekzekutimit të saj, të kërkuar nga organizatat humanitare.
Top Channel