Kongo, përdhunimet, OKB: Mizori të paimagjinueshme

24/09/2010 15:50

Të paktën 303 persona janë përdhunuar disa herë gjatë sulmeve të 200 personave të armatosur në lindje të Kongos nga 30 korriku në 2 gusht.

Kështu thuhet në një raport të Komisionit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të drejtat njerëzore.

“Por numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë”, pohon dokumenti.

Për OKB-në, “mizoria e këtyre përdhunimeve kalon të imagjinueshmen”.

Për përdhunimet kishin folur disa ditë më parë burime të tjera të OKB-së duke dhënë shifra më të larta.

Top Channel