FAO, samit në Romë për cmimet e ushqimeve
24/09/2010 09:25
Organizata për Ushqimin dhe Agrikulturën, FAO, do të mbajë një takim të jashtëzakonshëm në Romë lidhur me frikën globale nga cmimet e larta të ushqimit.
Takimi i së premtes do të trajtojë edhe vendimet e Rusisë për tregtinë e grurit. Moska ka ndaluar eksportet pasi vendi u godit nga një thatësirë e egër gjatë verës.
Ndërkohë që përmbytjet në Pakistan dhe Kinë kanë rritur presionin ndaj tregut. Rritja e cmimeve ka shkaktuar protesta në Mozambik dhe ka përhapur frikën e përsëritjes së situatës së viteve 2007-08.
Ekspertët në Romë do të përpiqen të gjejnë një mënyrë për të rivendosur stabilitetin dhe të parandalojnë një ngritje tjetër cmimesh.
Top Channel