Një familje e bashkuar është një familje e shëndetshme. Këtë teori mbështet një kërkim i kryer nga Universiti i Kolumbia-s që e vlerëson si të shenjtë momentin kur familja bisedon në tavolinë në mbrëmje duke ulur edhe rrezikun për konsumim të alkoolit, cigares dhe marihuanës.
Shumë nga ajo që mendojnë prindërit, të rinjtë adhurojnë momentin e darkës dhe ngrohtësinë e familjes së bashkuar.
“Magjia e darkës në familje nuk është ushqimi, por komunikimi dhe biseda që zhvillohet në tryezë”, thotë Kathleen Ferrigno e “National Center on Addiction and Substance Abuse”.
Për studimin është marrë mendimi i një mijë adoleshentëve dhe 500 prindërve. Ata janë pyetur për alkoolin, drogën, miqtë që i përdorin dhe komunikimi në familje.
Rezultati ishte befasues, pasi ata që hanin darkën në familje 5 herë në javë tymosnin cigare apo marihuanë 50 përqind më pak se ata që nuk rrinin pranë familjes.
Top Channel